Supa e Mysafirëve – Receta që Mahnit Miqtë në Tryezë

Mënyra më e mirë për të mikpritur miqtë apo të afërmit më të dashur është duke u shtruar tryezën me gatime të shijshme.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë fantastike në shije dhe vlera ushqyese, atë të supës së mysafirëve.

Kjo është një recetë e vjetër, traditë e kuzhinës së vendeve të lindjes dhe për breza me radhë përgatitej nga amvisat në raste të veçanta familjare kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë.

Sot, kjo recetë e shijshme njihet gjerësisht në vende të ndryshme të botës si dhe është pjesë e menuve të shumë restoranteve prestigjiozë.

Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe falë përbërësve të saj, ku bajamet janë kryesore shija që të ofron është me të vërtetë e veçantë.

Përgatitja e Supës së Mysafirëve Në Shtëpi
Përbërësit
Një filxhan çaji me bajame
2 lugë gjelle gjalpë të freskët
4 lugë gjelle miell
4-5 gota uji me lëng pule
1 gotë qumësht
Kripë
Piper i zi
Majdanoz i grirë hollë (nëse preferoni ta shtoni)
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të thërrmoni bajamet.

Ndajeni sasinë e tyre përgjysmë.

Një pjesë të bajameve të thërrmuara lëreni mënjanë ndërsa pjesën tjetër bashkojeni me qumështin dhe kalojeni në mikser derisa bajamet të njëtrajtësohen me qumështin.

Ndërkohë vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni aty gjalpin dhe pjesën tjetër të bajameve.

Kaurdisini për maksimumi 1-2 minuta, më pas shtoni miellin dhe vijoni ta përzjeni derisa mielli të marrë ngjyrë të verdhë të artë.

Ndërkohë që vijoni të përzieni shtoni me ngadalë lëngun e pulës duke mos e ndërprerë përzierjen në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Pasi masa të jetë njëtrajtësuar lëreni sa të marrë një valë ndërkohë shtoni qumështin me bajamet, kripën, piperin dhe lërini të ziejnë edhe për 10 minuta duke i përzjerë herë pas here derisa supa të bëhet kremoze por jo shumë e trashë.

Kjo supë serviret e ngrohtë, spërkatet sipër sipas preferencës me majdanoz të grirë hollë dhe disa pika gjalpë të tretur gjithashtu./AgroWeb.org

Related Posts

If you spot a rubber band on your front door handle, you need to know the sick thing it means

Ensuring the safety of ourselves and our loved ones is paramount, especially within the confines of our homes. The sanctity of our living spaces, providing a sense…

“A Bride Won’t Change Wedding Time for Sister’s Nap Schedule and Stands Firm”

“When two people stick to their boundaries, conflict can happen. Today’s story is about a woman who stood her ground against her stubborn sister. And she had…

Embarrassing Family Secrets Kids Accidentally Told to Strangers

Spending time with kids is always fun, but they can say the most surprising things at the oddest times. Here are 14 stories where kids shocked everyone…

Families With Stories More Dramatic Than a TV Show

Every family has its secrets, but some are more shocking than others. In this collection, we’ve gathered surprising family dramas that people bravely shared online, and some…

Real Stories That Are Scarier Than Fiction

We often think that the scariest experiences only happen in movies, but real life can be even more intense than any story. Some of these creepy things…

Shocking Secrets That Surprised People

We think we know our family and friends well, but sometimes we discover surprising and even shocking things about them. The stories we’ve gathered here are from…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *